UBT News

35 për qind e amerikanëve thonë se Izraeli po kryen gjenocid

Sipas sondazhit të fundit të Economist/YouGov, më shumë se një në tre amerikanë besojnë që Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve. Sipas sondazhit, 35% e amerikanëve thonë se Izraeli po kryen gjenocid, ndërkaq 36% besojnë që jo. 

Gati gjysma e të intervistuarve në grupmoshën 18-29 vjeç thonë se Izraeli është i përfshirë në gjenocid, ndërsa 24 për qind nuk pajtohen dhe 27 për qind janë të pasigurt.

Këto tendenca janë pasqyruar kryesisht në mesin e demokratëve të anketuar, ku 49 përqind priren drejt karakterizimit të veprimeve të Izraelit si gjenocid, 21 përqind nuk pajtohen dhe 30 përqind janë të pasigurt.

Në të kundërt, republikanët tregojnë mbështetje më të fortë për Izraelin, ku 57 përqind e tyre deklarojnë se nuk ka gjenocid, 18 përqind pohojnë se ka dhe 25 përqind shprehin pasiguri./UBTNews/

Exit mobile version