35 persona palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në ndërtesa në Gazën qendrore gjatë natës, konfirmoi Dr.Khalil Al-Dikran.
“Ne kemi pranuar 35 trupa dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Gazën qendrore dhe bombardimeve mbi ndërtesat e banimit në kampet Al-Nussiarat dhe Al-Maghazi dhe Deir Al-Balah që nga mesnata deri në mëngjesin e sotëm”, i tha ai CNN përmes telefonit të premten.
“Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë”, shtoi ai./UBTNews/