Arsenali e ndjek prej kohësh dhe po tenton ta transferojë në Londër, por në garën për shërbimet e sulmuesit të Fiorentinës është futur fuqishëm edhe Juventusi.
Bardhezinjtë duan të arrijnë me çdo kusht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, përndryshe sezoni do të cilësohej katastrofik. Sulmuesi serb pëlqehet nga Max Allegri dhe drejtuesit e “Zonjës” kanë bërë një ofertë për klubin nga Firencen.
35 milionë euro dhe kartonin e Dejan Kulusevskit (u ble 35 milionë euro nga Atalanta), por oferta e Juventusit është larg asaj që ofron Arsenali (68 milionë paund), me klubin londinez që ka gati një rrogë të majme për autorin e 17 golave sezonalë në Serie A.