UBT News

3,5 miliardë njerëz kanë probleme me shëndetin oral

Sëmundjet e gojës vlerësohet se prekin afro 3,5 miliardë njerëz në mbarë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ato përfaqësojnë një barrë serioze shëndetësore për shumë vende, sepse ndikojnë në jetën e njerëzve duke shkaktuar dhimbje, parehati dhe probleme shëndetësore për të gjithë organizmin.

“Në nivel global, rreth dy miliardë njerëz vuajnë nga prishja e përhershme e dhëmbëve, ndërsa 520 milionë fëmijë vuajnë nga prishja e dhëmbëve”, shpjegon OBSH.

Kjo është kryesisht për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj fluorit (në ujin e pijshëm dhe pastën e dhëmbëve), disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri dhe aksesi i dobët në shërbimet e kujdesit shëndetësor oral.

Sëmundja periodontale, nga ana tjetër, përbën 14% të popullsisë së rritur të botës, me më shumë se një miliard raste në mbarë botën.

Ndërsa rreth 20% e njerëzve vuajnë nga trauma në dhëmbë të paktën një herë në jetën e tyre dhe këto mund të shkaktohen edhe nga shtrembërimi.

‘’Shumica e problemeve të shëndetit oral janë të lidhura me një sërë faktorësh rreziku të modifikueshëm, përfshirë konsumin e sheqerit, përdorimin e duhanit, alkoolin dhe higjienën e dobët orale”, sipas OBSH-së.

Exit mobile version