Nga data 19-22 prill, Policia e Kosovës ka shqiptuar 344 gjoba dhe 106 vërejtje policore në komunën e Ferizajt për mosrespektim të masave antiCOVID.
Policia me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, ka shtuar kontrolle në qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transportit publik të udhëtarëve, e po ashtu edhe kontrollin e respektimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30-05:00.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falenderon të gjithë qytetarët që në masë të madhe po i respektojnë këto masa, njëkohësisht apelon për respektimin e këtyre masave nga të gjithë, në të mirë të shëndetit publik./UBTNews