UBT News

Kroacia me përpjekje për të ndalur emigrantë të paligjshëm

Kroacisë iu deshën vite që më në fund të hynte në zonën e udhëtimit pa pasaporta.

Por më pak se një vit që kur u hoqën pikat e saj kufitare me homologët e Bashkimit Evropian, kontrollet e përkohshme janë rifutur në mes të një rritjeje të migracionit të paligjshëm në të gjithë rajonin.

Sllovenia fqinje rifuti kontrollet përgjatë kufijve të saj muajin e kaluar, pas lëvizjeve të ngjashme nga Italia dhe vende të tjera të BE.

“Njerëzit pyesin veten se çfarë lloj gardhi mund t’i ndalojë këta njerëz që kaluan kaq shumë kufij dhe vende”, tha Perica Matijevic, kreu i komunës Krnjak pranë kufirit të Kroacisë me Bosnjën që ka qenë një pikë e nxehtë për kalime të jashtëligjshme.

Vendasit ankohen se grupet e emigrantëve — pothuajse të gjithë janë të rinj — që lëvizin nëpër zonë vetëm sa kanë rritur ankthet.

“Dikush duhet të ndjehet i sigurt në shtëpinë e tij, por emigrantët kalojnë nëpër oborret tona… ka pasur vjedhje, nuk është e këndshme”, tha Sara Matijevic nga fshati Dugi Dol, afër vendit ku do të hapet kampi.

Kroacia, e cila ruan nj nga kufijtë e jashtëm tokësor më të gjatë të BE-së, ka qenë prej kohësh një magnet për migrantët e paligjshëm që shpresojnë të hyjnë në bllok.

Me kalimin e viteve, vendi fitoi një reputacion famëkeq për patrullimin e ashpër të kufijve të tij, duke çuar në akuza se autoritetet e tij përdorën dhunë për të larguar refugjatët./UBTNews/

Exit mobile version