UBT News

341 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

341 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë asaj periudhe kohore janë shëruar edhe 64 pacientë.

78 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve, kurse në total janë administruar 1 milion e 830 mijë e 873 doza të vaksinave.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 521 raste aktive./UBTNews/

Exit mobile version