UBT News

34 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

34 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 18 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 666.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 820 mijë e 637 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version