UBT News

33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

33 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 23 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 644.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 818 mijë e 721 doza të vaksinës.

Deri më sot 818 mijë e 890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 98 mijë e 881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version