Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 33 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk ka viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 371.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 47 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 669 mijë e 230 doza të vaksinës./UBTNews
