Të martën në Indi janë regjistruar 329 mijë e 942 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 22 milionë e 992 mijë e 517.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë raportuar edhe 3 mijë e 876 raste të vdekjes, teksa numri i përgjithshëm i rasteve është 249 mijë e 992.
India është vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 32.7 milionë raste dhe para Brazilit, vend ky që ka 15.2 milionë raste të konfirmuara.
Në Indi janë administruar 172 milionë e 633 mijë e 761 doza të vaksinës. 37 milionë e 159 mijë e 467 persona kanë marrë të dy dozat, që nënkupton se 2.85% e popullsisë 1.3 miliardëshe është vaksinuar plotësisht./UBTNews