Aktualisht në Kosovë janë 322 raste aktive me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit njoftoi se asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa dy qytetarë raportohet të kenë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Vetëm gjatë një 24 orëshi, IKShPK bëri të ditur se 15 qytetarë kanë arritur që të shërohen nga ky virus.