Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, ndërkohë që në nivel vendi janë 314 raste aktive me këtë virus.
Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur që tetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Për mbrojtje nga COVID-19 ka kohë që ka filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1 milion e 650 mijë e 4 doza të vaksinës. Ndërsa, 775 mijë e 162 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.
Tashmë në vend ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë edhe asaj përforcuese.