Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 36 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 651.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 819 mijë e 579 doza të vaksinës. Deri më sot 819 mijë e 255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews/