Rreth 300 mijë njerëz dolën në një tubim të madh pro-palestinez në Londër të shtunën, ndërsa policia arrestoi shumë të tjerë që u përpoqën të përballeshin me marshuesit.
Pati një prani të madhe të policisë në Hyde Park Corner të Londrës qendrore, ndërsa protestuesit brohorisnin “Free Palestine” dhe “armëpushim tani”. Ata u dëgjuan gjithashtu duke brohoritur refrenin më të diskutueshëm “nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë!”
Një zëdhënës i policies tha se rreth 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratë, e cila përkoi me përkujtimet vjetore të Ditës së Armëpushimit, Ditën e Veteranëve në SHBA.
Të paktën 126 persona u arrestuan gjatë demonstratave dhe kundërprotestave, sipas policisë.
Policia tha se kishte arrestuar rreth 82 kundër-protestues./UBTNews/