30 persona kanë vdekur dhe 685 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Njofton Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë:
10 shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 19.923.