Tridhjetë gra dhe fëmijë do të lirohen nga burgjet izraelite, ka postuar Hamasi në kanalin e tij Telegram.
Mes atyre që do të lirohen është edhe aktivistja palestineze Ahed Tamimi. Të burgosurit janë nga qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar – duke përfshirë Hebronin dhe Ramallah – dhe Jerusalemin./UBTNews/