Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B.M, i cili në cilësinë e zyrtarit të Postës së Kosovës në Gjilan, ka përvetësuar ndihmat sociale të disa personave në vlerë prej 1 mijë e 700 euro.
“Me këto veprime i pandehuri B. M. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘përvetësimi në detyrë’’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, njofton Gjykata Themelore.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./UBTNews