Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit për Tomë Dodaj, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademaj.
Ai dyshohet se ia ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, teksa në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.