Qendra më e madhe për inovacion dhe teknologji në Korçë të Shqipërisë, UBT – Korça Innovation & Technology Hub, ka bërë 3 vjet që nga themelimi i saj, e cila tashmë është kthyer në vendin e parë të përzgjedhje së të rinjve shqiptarë për trajnime dhe programe të ndryshme për avancimin profesional.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo qendër është një projekt i jashtëzakonshëm, i cili po dëshmon çdo ditë se është në dispozicion të të rinjve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë për rrugëtimin e tyre profesional.
“Këto 3 vite janë një periudhë e shquar për zhvillimin dhe arritjet e Qendrës më të madhe për inovacion dhe teknologji në Korçë, UBT – Korça, e cila ka shërbyer si vendi kryesor për të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionit. Duke u ofruar mjedisin dhe burimet e duhura, qendra ka ndihmuar në përgatitjen e të rinjve për sfidat e botës së sotme dhe të ardhshme. Është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë në nivel lokal dhe kombëtar”, ka thënë Rektori Hajrizi.
Përmes teknologjisë së avancuar dhe programeve të bazuar në modele evropiane dhe amerikane, qendra UBT – Korça Innovation & Technology Hub po u mundëson të rinjve zhvillimin e aftësive në fushat e inovacionit dhe teknologjisë.
Kjo qendër ofron trajnime të shumta, përfshirë Web Programming, Graphic Design, Robotics and 3D Max, Social Media Management, JavaScript, App Development, Stock Trading dhe shumë të tjera, duke siguruar që të rinjtë të përfitojnë nga njohuritë dhe certifikimet e nevojshme për një karrierë të suksesshme.
Kjo është një iniciativë e rëndësishme, e mbështetur nga UBT, institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë, e cila shërben si qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë në Korçë dhe rajon, duke u ofruar mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin profesional të të rinjve.