UBT News

3 vjet e 3 muaj burgim për vëllezërit nga Shtimja që vranë grabitësin që hyri në shtëpinë e tyre

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim dy vëllezër nga Shtimja, të cilët në gusht të vitit 2019 kishin vrarë një nga grabitësit, të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tyre për të vjedhur.

“Të pandehurit akuzohen se më 7 gusht 2019, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme kanë privuar nga jeta tani të ndjerin F.G, i cili paraprakisht me A.T., kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me të vërejtur i pandehuri N.N fillon të përleshet fizikisht me të njëjtit, ku dhe plagoset me armë zjarri në këmbë nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë që të largohen nga shtëpia me ç’rast të pandehurit me qëllim të mbrojtjes së pasurisë së tyre, e ndjekin deri në rrugën kryesore, dhe pas diku 300 metra arrijnë ta kapin dhe përsëri përleshën me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes me mjetin që arrin t’ia marrin nga dora tani të ndjerit – thikë, e godasin në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje F.G mbetet i vdekur në vend”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Themelores./UBTNews

Exit mobile version