Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë apartamentesh me tetë kate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, shkaktoi rrëzimin e kateve, duke vrarë tre persona dhe plagosur të paktën 13 të tjerë të premten, raportuan mediat lokale, sipas The Guardian.
Më shumë se një duzinë automjete emergjence, përfshirë 11 makina zjarrfikëse dhe katër njësitë mobile të kujdesit intensiv, u dërguan në vendngjarje në Calea Rahovei, në Sektorin 5 të Bukureshtit.
Shpërthimi të premten preku katin e pestë dhe të gjashtë të ndërtesës me tetë kate, sipas Inspektoratit të Situatave Emergjente të kryeqytetit. Ministria e Shëndetësisë më vonë njoftoi se një nga të vdekurit u gjet i bllokuar nën një pllakat betoni në katin e gjashtë të ndërtesës.
“Pas shpërthimit, një tjetër ndërtesë apartamentesh pranë u prek gjithashtu, ku u vunë re elementë ndërtimi të shkëputur nga fasada e ndërtesës”, thanë autoritetet e emergjencës në një deklaratë. Të paktën 13 persona janë transportuar në spitale për lëndime, përfshirë politrauma dhe djegie./KP