Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.
IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2.
“Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 839 raste nga 59 mijë e 571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 286.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.”, njofton më tej IKSHPK./UBTNews