Të hiqet ora policore, të mos jetë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e jashtme si dhe ekipet mobile të kryejnë vaksinime në zonat e thella.
Këto janë 3 kërkesat e Asociacionit (Shoqatës) të Komunave të Kosovës, të bëra publike në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania nga kreu i kësaj shoqate Sazan Ibrahimi.
Ky fundit deklaroi se duke bazuar në të dhënat e fundit, situata epidemiologjikë në Kosovë paraqitet më mirë.
Z. Ibrahimi sqaroi se para ndryshimit të masave anti-COVID në Kosovë, gjithmonë zhvillohet një takim mes kryetarëve të komunave me nivelin qendror.
Për 3 kërkesat ndaj qeverisë për të ndryshuar masat anti-COVID, profesori i sëmundjeve infektive në Fakuktetin e Mjekësisë, Ilir Totaj deklaroi se për momentin janë të arsyeshme.
Por, mjeku infeksionit nënvizoi me shumë mundësi në Kosovë ka prezencë të variantit Omicron dhe për këtë arsye janë dërguar edhe 30 monstra jashtë vendit.