29 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u raportua për viktima.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se janë shëruar edhe 36 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 538.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 118 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 100 mijë e 387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/