Të paktën 284 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë.
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se 2 mijë e 323 persona janë plagosur si pasojë e tërmetit.
Ky është një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin./UBTNews/