Më 12 Maj CEO i Tesla Elon Musk tha se prodhuesi i makinave elektrike nuk do të pranojë bitcoin si formë pagese për makinat e saj duke përmendur këtu shqetësime ambientaliste.
Bitcoin ra me shpejtësi ditën e Marte pas një shitjeje masive që ka 1 javë që ka nisur. Monedha dixhitale ra me 13% në 38,585 dollarë ditën e djeshme dhe është niveli më i ulët që prej 9 Shkurtit kur kapërceu 40 mijë dollarët.
Më 12 Maj CEO i Tesla Elon Musk tha se prodhuesi i makinave elektrike nuk do të pranojë bitcoin si formë pagese për makinat e saj duke përmendur këtu shqetësime ambientaliste.
Kompjuterët e fuqisë së lartë të cilët zgjidhin ekuacione komplekse matematikore duke mundësuar transaksionet kanë një gjurmë karboni shqetësuese.
Lajmi për bllokimin e bitcoin si formë pagese tek Tesla erdhi tre muaj pasi kompania bleu 1.5 miliardë dollarë në bitcoin. Asokohe tha se do të pranonte bitcoin për blerjen e makinave.
Më pas ditën e Marte tre autoritete bankare Kineze lëshuan një paralajmërim për institucionet financiare që të mos lejojnë këmbimin e bitcoin në valutë.
Apo 280 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e të gjitha kriptomonedhave në 24 orët e fundit dhe aktualisht 39% larg rekordit prej 64,829 dollarë arritur në muajin Prill. /PCWorld Albanian