UBT News

Refugjatja afgane lind foshnjën në QKUK

Një shtetase afgane ka lindur foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK). Kështu kanë bërë të ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar.

“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Fëmija u lind me operacion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore”, njofton ShSKUK-ja.

Sipas mjekve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e foshnjes është e mirë./UBTNews

Exit mobile version