Punonjësit e shpëtimit në Bangladesh gjetën trupat e katër personave nga ekuipazhi i zhdukur të një varke gërmuese, duke e çuar numrin e të vdekurve nga cikloni Sitrang në 28, ndërsa miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, thanë zyrtarët të mërkurën.
Ciklonet janë një kërcënim i rregullt në këtë rajon, por shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka të ngjarë t’i bëjë ato më intensive dhe të shpeshta.
Cikloni Sitrang arriti në jug të Bangladeshit të hënën, por autoritetet arritën të sigurojnë rreth një milion njerëz para goditjes së stuhisë.
Qeveria tha se rreth 10,000 shtëpi u “shkatërruan ose u dëmtuan” dhe të korrat në sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore u shkatërruan – në një kohë të inflacionit rekord të ushqimit./UBTNews/