Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 920 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 698 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 24 mijë e 484.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës. Deri më sot 318 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews