UBT News

Katër të vdekur dhe 279 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).

Bëhet e ditur se janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 775 mostra të marra. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 775 mostra të marra, 279 raste kanë rezultuar pozitivë, apo me pozitivitet 15.7 % ndërsa kemi 441 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, shkroi Zemaj./UBTNews

Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, January 14, 2021

Exit mobile version