Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 271 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar drejtori për shëndetësi, Selami Xhemaili, në mbledhjen e radhës së Komitetit komunal të Gjilanit, për vlerësimin e situatës me COVID-19.
Drejtori Xhemaili ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.
“Gjendja e përgjithshme e Gjilanit prej fillimit të pandemisë është si vijon: 1 mijë e 552 raste pozitive në total, 1 mijë e 229 të shëruar, 271 raste aktive, 52 të vdekur, 28 në hospitalizim dhe 163 mostra në pritje”, njofton komuna e Gjilanit./UBTNews