Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Nënë Terezën në 27-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Nënë Tereza mbetet një fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit.
“Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane”, ka shkruar Osmani.