Një vajzë 27-vjeçare ka vdekur dje pasi dyshohet se ka pirë deterxhent higjienike për pastrimin e banjos. Viktima fillimisht ka marrë ndihmë mjekësorë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund ta konfirmojë se viktima e linudr në vitin 1994 është dërgu në Spitalin Rajonal në Gjilan, pasi dyshohet se ka kosumuar mjete higjienike për pastrimin e banjos.Për shkak të përkeqësimit të gjendjes është dërgu në Prishtinë, nga ku jemi njoftuar se edhe përkundër ndihmës mjekësore të ofruar e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Hashani.