Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 27 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 15 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 550.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 272 doza të vaksinës. Deri më sot 820 mijë e 906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 100 mijë e 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/