UBT News

27 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 27.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të gjithë vendin nuk është regjistruar asnjë rast i ri, ndërsa një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 212 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 327 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 198 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 789 persona.

Exit mobile version