Së paku 269 mjekë kanë vdekur nga koronavirusi gjatë valës së dytë të COVID-19 në Indi – mesatarisht 20-25 vdekje brenda ditës, njofton Shoqata e Mjekëve të Indisë.
“Në valën e parë, së paku 756 mjekë kanë vdekur, por në valën e dytë, shumica e mjekëve i takojnë grupmoshës së re”, deklaroi Dr.J.A.Jayapal, kryetari i kësaj shoqate.
Sipas kësaj shoqate, në total 1 mijë e 25 mjekë kanë vdekur nga COVID-19 që nga marsi i vitit 2020.
Jayapal njoftoi se të dielën vdiqën së paku 50 mjekë nga COVID-19./UBTNews