UBT News

264 raste aktive në Gjilan, Haziri apelon për kujdes

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se mbi baza ditore po e menaxhojnë situatën me COVID-19, përmes QKMF dhe institucionet tjera.

“Vetëm dje, përmes QKMF-së kemi pasur 53 kontrolla në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve. Jemi e vetmja komunë që e kryejmë këtë shërbim dhe po del të jetë e duhur sepse nuk ka nevojë që të ngarkohet Spitali i Përgjithshëm”, ka thënë Haziri në konferencën për gazetarë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në komunën e Gjilanit ka shkuar në 1 mijë e 504 të infektuar, 1 mijë e 192 të shëruar, 48 të vdekur, 264 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 248 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version