Sot shënohen 26 vjet nga masakra në Rahovec, e cila ndodhi më 19 korrik 1998, gjatë luftës në Kosovë. Si pasojë e një sulmi të forcave serbe, shumë shqiptarë u vranë dhe u plagosën në këtë qytet.
Masakra ndodhi në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec, ku u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Në vendin e quajtur “Tuba”, u gjetën dy profesorë të masakruar dhe gjashtë trupa të karbonizuar. Numri i të vrarëve arriti 150 persona.
Dëshmitarët e këtij krimit kanë raportuar se ushtria dhe policia serbe ekzekutuan civilë shqiptarë pa asnjë arsye të justifikueshme gjatë ofensivës në Rahovec. Shumë civilë u morën peng, u zhdukën dhe u internuan gjatë kësaj periudhe tragjike të luftës në Kosovë.
Në varrezat e Prizrenit, më 22 korrik të atij viti, u gjetën dy gropa të mëdha të hapura për të varrosur shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec, një tjetër akt i tmerrshëm që përfshiu periudhën e konfliktit në Kosovë.
Kujtimi për viktimat e kësaj masakre vazhdon të jetë një rrugë e rëndësishme për t’i nderuar ata që humbën jetën në këtë tragjedi të madhe të historisë së Kosovës./UBTNews/