Dje është gjetur Egzona Ferati, 26-vjeçarja nga Skenderaji, e cila ishte zhdukur që nga 19 tetori. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se dyshohet që ajo është dhunuar.
“Dhunim/Gllogoc. Më datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur”, njofton Policia e Kosovës.
Me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar./UBTNews