26 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u raportua për viktima.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar edhe 45 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 632.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 819 mijë e 625 doza të vaksinës. Deri më sot 819 mijë e 281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./UBTNews/