UBT News

26 raste të mpiksjes së gjakut nga vaksina në Indi

India ka detektuar 26 raste të mpiksjes së gjakut te personat që e morën vaksinën AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë po e përshkruan këtë si “rrezik të vogël” në mesin e 164 milionë dozave të vaksinës që u administruan.

Mediat lokale raportojnë se kjo është hera e parë që është raportuar për këso reaksione serioze pas vaksinimit në Indi. Sipas mediave të huaja, janë shqyrtuar 498 raste të efekteve anësore pas marrjes së vaksinës, 26 prej të cilave rezultuan si raste të mpiksjes së gjakut.

Nga ministria thonë se vaksinimi vazhdon të ketë efekt pozitiv për të parandaluar infeksionin dhe reduktuar nivelin e vdekjeve nga COVID-19./UBTNews

Exit mobile version