26 qershori është “Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave”, një datë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 7 dhjetor 1987, me qëllim promovimin e një shoqërie pa drogë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 15.3 milionë persona në mbarë botën vuajnë nga probleme të shkaktuara nga përdorimi i narkotikëve. Ndërkohë, të dhënat e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tregojnë se rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, nga të cilët 25 milionë janë të varur.
Tragjikisht, çdo vit, rreth 200.000 persona humbin jetën nga sëmundje të shkaktuara nga përdorimi i drogave. Kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për nevojën e vazhdueshme për ndërgjegjësim dhe veprim kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave./UBTNews/