UBT News

26 persona me COVID-19 në hospitalizim në Gjilan

Në komunën e Gjilanit 26 persona me COVID-19 janë në hospitalizim. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Që nga fillimi i pandemisë në komunën e Gjilanit janë konfirmuar 3 mijë e 680 raste pozitive nga 11 mijë e 560 mostra të marra, 3 mijë e 425 janë shëruar, 110 kanë vdekur, 145 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 26 persona dhe 261 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version