258 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 177 pacientë.
Në total janë 1 mijë e 602 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vetëm 65 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit./UBTNews/