UBT News

256 afganë largohen nga Kosova drejt Kanadasë

Edhe 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë janë larguar për në Kanada.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.

https://www.facebook.com/RKS.MPB/posts/4621928811228934

Exit mobile version