UBT News

250 kg duhan dhe 1.2 ton mjaltë të kontrabanduara kapen në Prishtinë, sekuestrohet malli

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme kanë realizuar një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbërt në Prishtinë, më 11 dhjetor 2025.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë zbuluar sasi të konsiderueshme malli pa dokumentacion të origjinës, për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Janë konfiskuar:

Duhan i grirë (refuz): 511 pako x 500 gr, gjithsej 255.5 kg, pa banderola

Mjaltë: 100 pako x 12 copë, gjithsej 1,200 kg, pa asnjë mbishkrim

Filtera cigaresh: 21 pako x 10,000 copë, gjithsej 210,000 copë

Malli është ndalur përkohësisht, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, me qëllim udhëzimin e procedurave të mëtejshme.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e integritetit të tregut. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me tregtimin e mallrave të kontrabanduara./S.K/KP/

Exit mobile version