Sot mbushen 25 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të komunës së Rahovecit.
Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc pesë dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.
Komuna e Rahovecit sot gjatë ditës organizon tubim përkujtimor te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Brestovc, duke filluar nga ora 10:00.
Tubime përkujtimore do të mbahen edhe te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Fortesë nga ora 11:00 dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Celinë nga ora 13:00).