UBT News

25 vjet burgim ndaj Nuhi Mavroqanit që vrau gruan e tij me shufër metalike në Kamenicë

Nuhi Mavroqani që vrau me shufër metalike gruan e tij në Kamenicë është dënuar me 25 vjet burgim. Ngjarja ndodhi më 25 korrik të vitit 2020.

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar për shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj Nuhi Mavroqanit.

“I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse për viktimën”, thuhet në aktgjykim.

Kujtojmë që Nuhi Mavroqani fillimisht ishte dënuar me burg të përjetshëm. Por që Gjykata e Apelit e kishte anuluar këtë vendim.

Për këtë vendim të Apelit ka pasur reagime të shumta. Madje Rrjeti i Grave në reagim pati thënë se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetët një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. 

Exit mobile version