Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe pesë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 94.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 99 doza të vaksinës./UBTNews/